Banorët e Kalifornisë janë ende duke ikur nga flakët gjigante pasi dy zjarre të reja shpërthyen në jug të shtetit, me një pamje dramatike që tregojnë zjarrin afër një autostrade në të cilët shihen njerëzit duke ikur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë automjetet e detyruara të largohen përmes autostradës 118 në Simi Valley, duke shkaktuar ngarkesë të madhe në trafik, ndërsa mbi to shihen që hidhnin ujë.
Siç thuhet tutje, vetëm në këtë pjesë janë djegur të paktën 105 hektarë, por eprorët e zjarrit thanë se ndaluan përparimet e zjarrit rreth orës 13 të ditës së djeshme.
Madje, në pamje mund të shihen edhe njerëz duke i kthyer makinat e tyre dhe duke ngarë në rrugën e gabuar në autostradë për t’u larguar nga tymi dhe flakët.
Bëhet e ditur se dy helikopterë që hidhnin ujë dhe një aeroplan zjarrfikës u vunë në veprim dhe Departamenti i Sheriffit të Los Anxhelosit fillimisht lëshoi urdhra të evakuimit për banorët aty pranë.
Shteti vazhdon të luftojë flakët që kanë lënë 41 të vdekur dhe 200 të zhdukur. Një tjetër zjarr i ri, zjarri i Lynn, shpërtheu në Thousand Oaks, i cili është ende i “hutuar” nga një vrasje e tmerrshme në masë që mori 12 jetë javën e kaluar. /Telegrafi/