Telegrafi

Automjetet që shoqëronin kandidatin për zëvendëspresident të Kamala Harris aksidentohen, Tim Walz shpëton pa ndonjë lëndim

Disa furgonë që ishin pjesë e konvojit që transportonte guvernatorin e Minnesotas, Tim Walz, kandidatin demokrat për zëvendëspresident – është përfshirë në një aksident në Milwaukee.

Mediat amerikane raportojnë se Walz nuk është lënduar në këtë aksident që ndodhi rreth orës 13:00 gjatë të hënës, transmeton Telegrafi.

Veturat e aksidentuara gjendeshin kah mesi i konvojit dhe po transportin gazetarë që po udhëtonin me Walzin.

Gazetarët thanë se janë “goditur” fuqishëm nga pas, duke bërë që nga përplasja e fuqishme t’i godasin veturat tjera që ishin përpara.

Mbetet i paqartë shkaku i aksidentit që ndodhi në autostradën 794.

Zëvendëspresidentit Kamala Harris që e përzgjodhi Walz si kandidatin për zëvendëspresident në zgjedhjet e nëntorit, i ka telefonuar atij për t’u siguruar nëse është mirë, e Shtëpia e Bardhë njoftoi se Walz është telefonuar edhe nga presidenti Joe Biden.

Sipas mjekëve që dolën menjëherë në terren, një person ka thyer krahun, e veturat e aksidentuara janë larguar menjëherë për të liruar trafikun. /Telegrafi/