Automjeti i fundit që është përdorur nga agjenti i famshëm 007 është Aston Martin DB10, në filmin “Spectre”, të luajtur nga Daniel Craig.
Agjenti më i famshëm në botë, ndër vite ka përdorur makina të veçanta, kurse CNN ka publikuar makinat që janë përdorur në filmat e James Bondit, transmeton Koha.net.
“Spectre” është i filmi i 24 për James Bondin, kurse Craig luan për herë të katërt në këtë rol.
Në total makinat që janë përdorur për filmat e agjentit 007 arrijnë në vlerën e 33 milionë eurove, duke përfshirë edhe shtatë makina Aston Martin DB10, që është rekord i makinave të përdorura në një film të vetëm të 007.
Më poshtë mund t’i shikoni makinat e përdorura ndër vite në filmat e James Bondit:
Bentley Mark IV – “From Russia With Love” 1963
Aston Martin DB5 –“Goldfinger” 1964
Toyota 2000GT – “You Only Live Twice” 1967
Aston Martin DBS – “On Her Majesty’s Secret Service” 1969
Ford Mustang Mach 1 – “Diamonds Are Forever” 1971
Lotus Esprit – “The Spy Who Loved Me” 1977
Citroen 2CV – “For Your Eyes Only” 1981
Lotus Esprit Turbo – “For Your Eyes Only” 1981
Alfa Romeo GTV6 – “Octopussy” 1983
Aston Martin V8 Vantage Volante – “The Living Daylights” 1987
BMW 750i – “Tomorrow never Dies” 1997
BMW Z8 – “The World Is Not Enough” 1999
Aston Martin Vanquish – “Die Another Day” 2002
Land Rover Defender – “Skyfall” 2012
Aston Martin DB10 – “Spectre” 2015