Site icon Telegrafi

Autobusi përplaset në një dyqan në Londër, plagosen të paktën 19 persona

Pasi një autobus u përplas me një dyqan në lindje të Londrës, 19 persona kërkuan ndihmë mjekësore. I lënduar ka mbetur edhe shoferi, i cili ka shpëtuar me ndihmën e zjarrfikësve.

Një zëdhënës i ambulancës në Londër tha se pesë persona ishin dërguar në spital – dy të rritur dhe tre fëmijë, raportoi skynews.

Autobusi është përplasur me godinën ku ndodhet nënstacioni elektrik në Selwyn Avenue. Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për t’i ofruar ndihmën e parë të lënduarve.

Shkolla Highams Park tha se disa nga nxënësit e saj ishin në autobus në momentin e përplasjes.

Pronari i një kafeneje lokale që ndihmoi në shpëtimin e pasagjerëve tha se disa nxënës ishin në mesin e të plagosurve të cilët ishin “të frikësuar dhe kanë qarë”.

Ndryshe, autoritetet britanike kanë nisur një hetim për aksidentin e sotëm. /Telegrafi/

Exit mobile version