Telegrafi

Autobusi e godet, ngritët në këmbë sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe futet në kafiterinë e preferuar (Video, +18)

Kamerat e sigurisë të instaluara në shtyllat elektrike të qytetit, kanë filmuar momentin kur një autobus godet një burrë që po ecte në rrugët, por që çuditërisht ngritët në këmbë dhe vazhdon rrugën drejt kafiterisë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Simon Smith 53-vjeç, ishte duke kaluar rrugën në Reading të Anglisë kur shoferi i një autobusi humbi kontrollin dhe e goditi nga pas, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë goditja ishte më shumë një shtyrje por që në shikim të parë dukej si përplasje, dhe burri me shumë fat ngritët në këmbë për të vazhduar rrugën për ku ishte nisur.

Por, është interesant fakti se si edhe goditja nga autobusi nuk e ndali atë të shkoj në kafiterinë e tij të preferuar. /Telegrafi/