Telegrafi

Autobusi dykatësh përplaset me kamionin e prishur në mes të rrugës në Hong Kong, humbin jetën shoferët – lëndohen 15 pasagjerë (Video, +18)

Një autobus dykatësh është përplasur drejtpërdrejt me një kamion të prishur, që kishte mbetur në mes të rrugës nën një urë në Hong Kong.

Si pasojë e goditjes së fortë kanë humbur jetën shoferi i kamionit si dhe ai i autobusit, kurse 15 pasagjerë tjerë që ishin brenda autobusit kanë pësuar lëndime, transmeton Telegrafi.

Policia kineze ka njoftuar se shoferi 59-vjeç i autobusit nuk kishte arritur të frenojë me kohë, dhe si rezultat i këtij shpërqendrimi kishte goditur kamionin e prishur në mes të rrugës.

E gjithë kjo ngjarje tragjike është filmuar me kamerë amatore, ku shfaq momentin e përplasjes që ndodhi në mes të ditës në një rrugë të frekuentuar nga mijëra vetura. /Telegrafi/