Pas bllokadës 4 ditore, kompanive të autobusëve privat vendosën sot të zhbllokojnë dy kryqëzime në Shkup, në QT “Mavrovarja” dhe “Kryqi i Kuq”.
Autobusët janë zhvendosur në bulevardin “Ilinden” afër qytetit të Shkupit. Përfaqësuesit e kompanive private thanë se sot do të kërkojnë takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për të diskutuar për zgjidhjen e problemit me ndihmën e Qeverisë.
Pas kësaj, përfaqësuesit e kompanive private shkuan në qeveri për të paraqitur kërkesë për takim me kryeministrin. Kur dolën, nuk kishin përgjigje nëse takimi do të mbahet dhe kur.
Transportuesit privatë në Shkup disa ditë protestuan duke kërkuar nga Qyteti i Shkupit, përkatësisht NTP-ja që t’ua paguajë borxhin, por deri më tani nuk ka zgjidhje nga Qyteti i Shkupit dhe NTP, ku thonë se borxhi është trashëguar dhe jo nga mandati i udhëheqësisë aktuale./Telegrafi/