Site icon Telegrafi

Autobusët e mbushur me udhëtarë në Prishtinë, nuk respektohen masat antiCOVID-19

Megjithëse kohë pandemie dhe bëhet thirrje për mbajtjen e distancës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, autobusët në kryeqytet janë të mbushur me udhëtarë, sidomos në kohën kur është orari për fillimin e punës.

Një rast i tillë i mosrespektimit të distancës është ai i linjës 7 B.

Një lexues i Telegrafit ka sjell në adresë të redaksisë një video, ku shihet se në autobusë ka numër të madh të udhëtarëve.

Madje, një numër i tillë i qytetarëve në autobus jo vetëm që është në kundërshtim me masat antiCOVID-19, por edhe në kushte normale numri aq i madh do të ishte problem. /Telegrafi/

Exit mobile version