Agjencia e lajmeve Tanjug bën të ditur se Austria planifikon mbajtjen e një konference të re të ministrave të punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar sërish çështjen e refugjatëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këtij takimi, duhet t’i paraparijë takimi i shefave të policive të vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Austrisë, ndërkaq kësaj radhe pritet që të ftohet edhe Greqia në takim.
Ky takim i pilicive pritet të mbahet më 21 qershor, e më pastaj do të mbahet takimi i ministrave të punëve të brendshme. Në takim pritet të merr pjesë edhe Hungaria.
Shifrat tregojnë se çdo ditë, rreth 150 migrantë, përmes Maqedonisë, Bullgarisë, kah Serbia, kalojnë në Hungari, e më pastaj në Austri. Këta migrantë transportohen nga kontrabanduesit./Telegrafi/