Telegrafi

Austriakët duan që Britania të mbetet në BE

Të paktën 51 për qind e austriakëve kërkojnë që Britania e Madhe të mbetet në Bashkimin Evropian, doli sot nga një sondazh i Shoqatës Austriake për Politikat Evropiane (OeGfE).

Sondazhi shtonte se 19 për qind kërkonin që ajo të dilte nga unioni, ndërsa 30 për qind e tyre nuk kishin asnjë koment.

Sipas shefit të OeGfE-së, Paul Schmidt, pjesa më e madhe e qytetarëve mendonin se pasojat negative do të dominonin mbi ato pozitive në rast të largimit të Londrës nga BE-ja.

“Kjo më shumë për sa i përket sektorit ekonomik. Ashtu si shumë evropianë të tjerë, edhe austriakët shpresojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë”, shtoi Schmidt.

Sondazhi u krye online me 1,001 persona, nga 16 në 19 shkurt. /Telegrafi/