Site icon Telegrafi

Austria nuk ka aplikuar për kodin telefonik të Kosovës

Dështon zbatimi i Planit të veprimit për marrëveshjen e telekomunikacionit. Gjatë verës Prishtina e Beogradi ishin dakorduar që më 15 nëntor Austria të aplikonte në ITU për kodin 383, që duhej t’i takonte Kosovës.

Aplikimi nuk ka ndodhur. Pengesë është bërë Serbia, nëpërmjet regjistrimit të kompanisë së saj telefonike në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Plani ka paraparë edhe datën e 15 janarit të vitit 2016, në të cilën ITU-ja duhej ta ndante kodin, por edhe kjo datë është shtyrë. Tash, ITU-ja nuk pranon as të komunikojë me autoritetet kosovare.

Në BE dhe as në Ambasadën austriake nuk kanë folur për zvarritjen e këtij procesi, e në Qeveri kanë thënë të kenë marrë garanci nga Brukseli se vonesa të mëtejshme nuk do të ketë.

Exit mobile version