Site icon Telegrafi

Austria: Ne nuk duhet të lejojmë që Maqedonia të lihet në dorë të fatit të vet

Thelbësore është mbrojtja më efikase e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Është e nevojshme të mbahen të përhershëm mbyllur të gjitha drejtimet e migracionit dhe të fillohet kthimi i emigrantëve të cilët nuk kanë të drejtë për të qëndruar, transmeton Telegrafi Maqedoni

Këtë e deklaroi ministri austriak i Mbrojtjes Hans-Peter Doskozil që mori pjesë në forumin e ministrave të mbrojtjes nga Evropa Qendrore dhe Lindore.

Sipas Doskozil Frontex është e mbipopulluar dhe për këtë arsye duhet të ndihmohet përmes misionit civil dhe ushtarak, e cila duhet të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Kurrë më nuk duhet të lejojmë një shtet, siç është rastin me Maqedoninë, të lihet në fatin e vullnetit”, tha ministri i mbrojtjes austriake. /Telegrafi/

Exit mobile version