Site icon Telegrafi

Austria kërkon kodin telefonik të Kosovës në emër të Serbisë: Me fusnotën, këtë “fjollë bore” (Video)

Detaje të reja janë bërë të njohura sa u përket marrëveshjeve më Serbinë. Të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës e Serbisë, i ka publikuar Qeveria e kësaj të fundit në ueb-faqen e saj, raporton KTV.

Këtë nuk e ka bërë Qeveria e Kosovës, e cila në vend të publikimit të teksteve të plota të marrëveshjeve të nënshkruara, të enjten u ka dërguar një letër medieve me të mirat që kanë secila marrëveshje veç e veç.

Nënshkrimin në këtë letër me të mirat e marrëveshjes e mban Edita Tahiri. Por, Austria, që autoritetet e Kosovës kishin thënë se i ka shkruar ITU-së në emër të Kosovës, në fakt këtë e ka bërë në emër të Serbisë dhe Kosovës.

Në të gjitha anekset teknike në ITU, Kosovës do t’i referohet me fusnotë.

Edita Tahiri, si udhëheqëse e dialogut teknik, e kishte nënshkruar marrëveshjen për fusnotë, duke thënë atë kohë se ‘ajo nuk është asgjë dhe fusnota do të shkrihet si fjollë bore’.

Në asnjë marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Prishtinës e Beogradit, Kosovës nuk i referohet si REPUBLIKË, por vetëm Kosovë.

 

Exit mobile version