Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Kreu i diplomacisë austriake theksoi se situata aktuale politike duhet të përdoret për të siguruar një model të qëndrueshëm të jetës në Evropë.
“Duhet të sigurohet që momenti gjeopolitik i shkaktuar nga lufta e agresionit rus të mos mbetet një moment tronditjeje, por që të përdoret për të siguruar dhe pohuar mënyrën e jetesës perëndimore në terma afatgjatë”, thuhet në njoftimin e ministrisë austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
“Prandaj, ministri i Jashtëm, Schallenberg, u shpreh qartë në favor të pranimit të anëtarëve të rinj dhe përshëndeti kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të dorëzuar nga Republika e Kosovës më 12 maj 2022”, thuhet në njoftimin e zyrës austriake.