Site icon Telegrafi

Austria aplikon për Kosovën, kodi 383 në mars (Video)

Më 1 janar 2016 Austria aplikon për kodin shtetëror telefonik të Kosovës 383. Kjo për shkak se Kosova ende nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajmin për Tribuna Channel e ka dhënë ministrja për Dialog, Edita Tahiri. Ajo tha se pas votimit të kodit për Kosovën nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, më pas do të shpallet në buletinin e saj, siç bëhet për çdo shtet.

Tahiri tha se kemi hyrë në fazën e zbatimit të këtij procesi dhe sipas kohës së planifikuar, ITU do t’ia ndajë Kosovës kodin shtetëror. Pasi të ndodh ky proces, do të vazhdojnë zbatimet teknike të kalimit të tri kodeve që aktualisht përdoren në Kosovë në kodin unik 383.

“Pasi të ndodh ky proces, do të vazhdojnë zbatimet teknike të kalimit të tri kodeve që aktualisht përdoren në Kosovë në kodin unik 383. Për Kosovën do të aplikojë Austria dhe në bazë të marrëveshjes, Serbia është pajtuar që të heqë pengesat që ITU të bëjë alokimin e kodit”, tha ajo.

Exit mobile version