Amerikania Coco Gauff e ka befasuar botën e tenisit dhe kampionen në fuqi, Naomi Osaka, duke u kualifikuar në raundin e katërt të Australian Open.
Tenistja 15-vjeçare shkëlqeu në Rod Laver Arena dhe arriti të fitonte në dy sete (6-3, 6-4) brenda 67 minutash.
Osaka, tenistja e katërt në renditjen botërore, ka bërë gabime të shumta gjatë duelit që i kushtoi me humbje.
“Nuk e di se nga erdhi… Para dy vitesh humba në raundin e parë të të rinjve dhe tash jam këtu. I thosha vetes se duhej t’i merrja pikët një nga një dhe të vazhdoja luftën. Kurrë nuk i dihet se çfarë ndodh në fushë”, ka deklaruar tinejxherja pas fitores.
Në raundin e katërt, ajo do të luajë ose ndaj kinezes Zhang Shaui ose ndaj amerikanes Sofia Kenin. /Telegrafi/