Site icon Telegrafi

Australia kërkon nga Komisioni Evropian rishikimin e vendimit nga Italia për ‘bllokimin’ e 250 mijë dozave të vaksinës nga AstraZeneca

Australia i ka kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë një vendim nga Italia për bllokimin e një dërgese të vaksinave të Oksford-AstraZeneca, derisa theksoi të premten se dozat e humbura nuk do të ndikonin në fushatën e vaksinimit në vend.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Italia, e mbështetur nga Komisioni Evropian, ndaloi eksportin e planifikuar të rreth 250 mijë dozave të vaksinave nga AstraZeneca për në Australi, pasi prodhuesi i ilaçeve nuk arriti të përmbushë angazhimet e kontratës me BE-në.

“Australia e ka ngritur çështjen me Komisionin Evropian përmes kanaleve të shumta dhe posaçërisht ne i kemi kërkuar Komisionit Evropian të rishikojë këtë vendim”, tha ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt.

Lexo po ashtu Për herë të parë, Italia bllokon eksportin e vaksinave COVID-19 në Australi

Hunt deklaroi se Australia kishte marrë tashmë 300 mijë doza të vaksinës nga AstraZeneca, të cilat do të zgjasin derisa të rritet prodhimi në vend.

Në fund të janarit, BE u përfshi në një luftë publike dhe të ashpër me AstraZeneca për vonesat e vaksinave, pasi kompania këshilloi bllokun se do të jepte dhjetëra miliona doza më pak sesa ishte dakorduar në fund të marsit. /Telegrafi/

Exit mobile version