Australi, shteti i New South Wales rihap kufirin me Victorian pas katër muajve
Arigona Bytyçi
Australia hapi përsëri udhëtimet midis shtetit të New South Wales dhe ish-pikës së nxehtë të virusit, Victoria, pas katër muajve kufijsh të mbyllur ndërshtetëror.
“Nga e hëna më 23 nëntor, kufiti NSW-Victoria është i hapur. Faleminderit banorëve të bashkësive tona kufitare për durimin dhe mirëkuptimin e tuaj gjatë kësaj kohe”, shkroi të dielën udhëheqësi i New South Wales, Gladys Berejiklian.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, fluturimet midis Sidneyt dhe Melbourne gjithashtu rifilluan të hënën.
Kufiri midis New South Wales dhe Victorias u mbyll më 8 korrik, kur Victoria u përball me një rritje të rasteve nga coronavirusi.
New South Wales ashtu edhe Victoria nuk regjistruan asnjë rast të ri të transmetuar lokalisht të dielën. /Telegrafi/