Morgan Schneiderlin ka kaluar më shumë se gjysmën e karrierës në futbollin anglez, ku ka luajtur për skuadrat si Southampton, Manchester United dhe Everton.
Në fakt mesfushori francez kaloi plot 12 vite në Ishull duke luajtur 200 ndeshje në elitën e futbollit anglez, teksa tani është bërë viral për një gjë shumë interesante.
33-vjeçari nuk ka shënuar ndonjë gol apo nuk ka asistuar, por për faktin se brenda vitit 2023 ka ndryshuar katër skuadra.
Ai ishte nën kontratë me skuadrën franceze Nice që e huazoi në Australi te Western Sydney për gjashtë muaj.
Klubi australian nuk e bleu dhe Nice nuk e mbajti duke e lënë të lirë të largohet.
Schneiderlin vendosi që karrierën ta vazhdoj te skuadra turke Konyaspor, ku iu bashkua atyre më 1 korrik, por aventura e tij në Turqi zgjati çuditërisht vetëm 10 ditë, pasi më 10 korrik u largua nga Konya.
Turqit njoftuan se kontrata me Schneiderlin u ndërpre me pëlqim të ndërsjellët për arsye familjare që kishte futbollisti.
Tani lojtari ka nënshkruar për skuadrën e vogël greke AE Kifisias që tani luan në Superligën e Greqisë.
✍🏼 Η ΠΑΕ Κηφισιά ανακοινώνει την απόκτηση του Μοργκάν Σναϊντερλάν, ο οποίος αγωνίζεται ως αμυντικός μέσος. #KifisiaFC #NorthWorth #ΠάμεΠιοΨηλά #Welcome @SchneiderlinMo4 pic.twitter.com/pWBIphURy2
— Kifisia FC (@KifisiaFC) September 30, 2023
Kësisoj Schneiderlin është për rekord, pasi vështirë të gjesh një futbollist që ndryshon katër klube brenda një periudhe kaq të shkurtër kohore brenda tetë muajve. /Telegrafi/