Telegrafi

Austin Butler dhe Kaia Gerber nxisin dyshimet për një fejesë të mundshme

Kaia Gerber dhe Austin Butler shkuan në një takim të dyfishtë me prindërit e famshëm të modeles, Cindy Crawford dhe Rande Gerber.

Në fotot e marra nga PageSix, katërshja u pa duke ngrënë darkë në restorantin italian “Roberta’s” në Kaliforni, të enjten mbrëma mes thashethemeve se Kaia dhe Butler janë fejuar.

Një burim anonim pohoi së fundmi për Deuxmoi se aktori i kishte propozuar bukuroshes brune muajin e kaluar.

Foto: Backgrid

Ata kanë qenë të lidhur për një vit e gjysmë – dhe Butler duket se është mjaft i afërt me familjen e Kaias.

Menjëherë pasi u nda nga Jacob Elordi në nëntor 2021, Kaia filloi të shoqërohej me Butlerin, i cili u takua më parë me Vanessa Hudgens për gati nëntë vjet, derisa ata u ndan në janar 2020.

Foto: Backgrid

Kaia dhe Butler fillimisht ndezën thashethemet për romancë në dhjetor 2021, kur u fotografuan duke ndjekur një klasë joga së bashku dhe më vonë u panë duke shkuar në një aeroport për pushime.

Megjithëse fillimisht u përpoqën të ishin privat, Kaia dhe Butler bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Met Gala në maj 2022.

Foto: Backgrid

Më vonë atë muaj, ajo u bashkua me të në Festivalin e Filmit në Kanë për premierën e “Elvis”, ku çifti ndanë një puthje ndërsa po ecnin në tapetin e kuq.

Në dhjetor 2022, Kaia dhe Butler u fotografuan duke shijuar një pushim familjar në Meksikë me prindërit e saj dhe vëllain 23-vjeçar, Presley Gerber.

Foto: Getty Images

Muajin e kaluar, Kaia dhe Butler u panë duke lëvizur sende në një shtëpi të re në Los Angeles, ku paparacët e fotografuan atë duke shkarkuar kutitë nga një kamion.

Por, është ende e paqartë nëse ata u zhvendosën për të jetuar së bashku. /Telegrafi/