Site icon Telegrafi

Ausilio takon agjentin e Fabinhos

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, njoftohet se ka darkuar me agjentin Jorge Mendes mbi një lëvizje të mundshme verore për futbollistin e Monacos, Fabinho.

Futbollisti brazilian mund të luaj si mbrojtësi i krahut të djathtë dhe mesfushor me tipare mbrojtës dhe kjo ka alarmuar shumë skuadra që kërkojnë shërbimet e tij, ndër to edhe ajo italiane, Interi.

Lexo po ashtu Interi katër emra për mesfushë, ëndërr Verratti

Sipas Gazzetta dello Sport, çifti u takua në Monte Carlo para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Monacos dhe Juventusit, përcjell Telegrafi.

Diskutimi thuhet të jetë i përqendruar rreth mbrojtësit të djathtë, 23-vjeçarit brazilian Fabinho, me të cilin Nerazzurët duan të forcohen në këtë pozicion këtë verë.

Ausilio thuhet se e ka pyetur agjentin portugez për disponueshmërinë e lojtarit, me brazilianin që aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version