Telegrafi

Ausilio sqaron situatën rreth transferimit të Nainggolanit

G

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur rreth thashethemeve të fundit rreth transferimit të Radja Nainggolan nga Nerazzurrët.

Mesfushori belg po konfirmohet çdo sezon e më shumë së një futbollist i kalibrit të lartë dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.

Lexo po ashtu Interi, 50 milionë euro për Nainggolan

Lajmet e fundit të medieve italiane sugjeruan se Interi është gati të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin e Romë.

Megjithatë, Ausilio ka theksuar se ai është lojtar i një skuadre tjetër dhe ai nuk flet për të edhe pse sipas tij një futbollist si ai dëshirohet nga gjithë Italia dhe Evropa, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Contes i premtohet Nainggolani, por këtë herë nga Interi

“Të gjithë në Itali dhe në Evropë do të dëshironin që Nainggolan dhe Pioli e shpreh admirimin për një djalë me të cilin ka punuar tashmë në Cagliari”, ka thënë fillimisht Ausilio për Mediaset Premium.

“Megjithatë, ai është një lojtar i Romës, kështu që nuk ka të bëjë fare me ne”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/