Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur rreth thashethemeve të fundit rreth transferimit të Radja Nainggolan nga Nerazzurrët.
Mesfushori belg po konfirmohet çdo sezon e më shumë së një futbollist i kalibrit të lartë dhe paraqitjet e tij kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për shërbimet e tij.
Lajmet e fundit të medieve italiane sugjeruan se Interi është gati të ofrojë 50 milionë euro për mesfushorin e Romë.
Megjithatë, Ausilio ka theksuar se ai është lojtar i një skuadre tjetër dhe ai nuk flet për të edhe pse sipas tij një futbollist si ai dëshirohet nga gjithë Italia dhe Evropa, përcjell Telegrafi.
“Të gjithë në Itali dhe në Evropë do të dëshironin që Nainggolan dhe Pioli e shpreh admirimin për një djalë me të cilin ka punuar tashmë në Cagliari”, ka thënë fillimisht Ausilio për Mediaset Premium.
“Megjithatë, ai është një lojtar i Romës, kështu që nuk ka të bëjë fare me ne”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/