Telegrafi

Ausilio: Rodriguez është një nga lojtarët që jemi duke monitoruar

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka folur për transferimin e mundshëm të Ricardo Rodriguez.

Italiani ka zbuluar se janë duke monitoruar anësorin zviceran dhe kur të vjen kohë do të vlerësojnë ofertën.

“Ne jemi duke punuar, është e pamundur të mendojmë për qershorin në këtë pikë. Rodriguez është një nga lojtarët që jemi duke monitoruar, por ende nuk kemi bërë ndonjë progres”.

“Jemi takuar me shumë lojtarë dhe i kemi shikuar ata nga shkallët e stadiumit, kur të vjen momenti ne do të shikojmë se me cilin të afrohemi”, ka thënë Ausilio për Mediaset Premium.

Për Rodriguezin ka shfaqur interesim edhe Arsenali. /Telegrafi/