Telegrafi

Ausilio: Perisic dhe Candreva nuk largohen

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka këmbëngulur se Antonio Candreva dhe Ivan Perisic nuk do të largohen nga klubit, Jeison Murillo është larg nga Valencia dhe nuk ka asnjë shans për Arturo Vidalin.

Udhëheqësi i ‘merkatos’ së Nerazzurrëve ka folur për mediumin Mediaset Premium mbrëmjen e së enjtes dhe ka sqaruar situatat e disa nga historive të nxehta të transferimeve.

Lexo po ashtu Zyrtare: Interi transferon Vecinon

“Nuk e kuptoj se nga vijnë disa nga këto histori”, ka thënë fillimisht drejtori sportiv i Interit për Mediaset Premium.

“Candreva nuk ka qenë kurrë në treg dhe nuk kemi absolutisht asnjë qëllim për ta shitur atë”.

“E njëjta gjë vlen për Perisic, i cili është një lojtar i rëndësishëm dhe ne jemi duke diskutuar një kontratë të re me të”, përfundoi Ausilio. /Telegrafi/