Telegrafi

Ausilio: Nuk kënaqemi me barazim, duam fitore në derbi

Piero Ausilio këmbëngul se Interi nuk do të luaj për barazim, por vetëm për fitore në ‘Derby della Madoninna’.

Derbi i madh lokal i qytetit të Milanos, i njohur si Della Madonnina Derby do të luhet të dielën nga ora 20.45 me Rossonerët në cilësinë e vendasit.

Kjo ndeshje do të jetë edhe debutimi për trajnerin e ri të Interit, Stefano Pioli, i cili erdhi në vend të Frank de Boer që shkarkua vetëm 84 ditë në stolin ziklatër.

Lexo po ashtu Banega: Shpresoj që ta fitojmë derbin

Megjithatë, drejtori sportiv i Nerazzurrëve, Piero Ausilio, mendon që skuadra ka punuar mirë këtë javë, janë në formë dhe do ta marrin fitore.

“Ne jemi shumë të sigurt, jemi një skuadër e vendosur dhe kemi bërë punë të mirë, sidomos në lëvizjet mbrojtëse”, ka thënë drejtori sportiv i Interit për Radio Deejay, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Joao Mario: Fitorja në derbi, dhuratë për tifozët

“Ne vijmë në këtë takim, në formë të mirë dhe në 90 minuta çdo gjë mund të ndodhë. Nuk do të jemi të kënaqur me një barazim, pasi ne synojmë për të fituar. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, përfundoi Ausilio. /Telegrafi/