Telegrafi

Ausilio: Nuk ka kushte për Pastoren

Javier Pastore duke festuar golin në miqësoren ndaj Ekuadorit (Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka thënë se nuk ka kushte për të transferuargn nga Paris Saint Germaini.

Mesfushori argjentinas tash e disa kohë ka qenë i lidhur me një kalim te zikaltrit në formë të huazimit me të drejt blerje, por kjo duket se nuk është e mundshme.

Lexo po ashtu Gabigol: Gabova kur u largova nga Santosi, jam i lumtur me rikthimin

“Nuk ka lajm për diçka. Ju jap realitet të qëndrueshëm dhe jo ëndrra. Duhet të punojmë. Ëndrrat nuk janë pjesë e punës tonë, ne po shikojmë gjëra serioze që Interi ka nevojë”.

“Pastore? Tani nuk ka kushte për atë apo ndonjë tjetër”.

“Ndërsa për Mauro Icardin, nuk i përgjigjëm gjërave që nuk ka nevojë për përgjigjeje”, ka thënë Ausilio.

Me shumë mundësi Pastore do të qëndrojë te PSG gjatë janarit duke shpresuar për më shumë minuta te klubi nga Parisi.

Aktualisht Interi është në vendin e katër me 44 pikë. /Telegrafi/