Telegrafi

Ausilio në Katar, Inter përshpejton transferimin e Marcus Thuram

Edhe pse është duke u zhvilluar Kampionati Botëror, skuadrat e mëdha janë duke shikuar mundësitë e përforcimit në afatin kalimtar dimëror.

Prioriteti i Interit për repartin ofensivë mbetet sulmuesi francez Marcus Thuram, që ka shkëlqyer këtë edicion me Borussia Moenchegladbach në Bundesliga.

25-vjeçari ka shkëlqyer ku në 17 ndeshje ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë, duke ngjallur interesimin e top klubeve evropiane.

Drejtori sportiv i Interit, Pierre Ausilio ka udhëtuar drejt Katarit ku do të ketë një takim me agjentin e lojtarit që ta bindin atë të pranojë ofertën e Interit.

Thuram është futur në vitin e fundit të kontratës me Gladbach dhe nuk ka pranuar rinovimin, kësisoj klubi gjerman është i gatshëm ta shes atë në janar që mos ta humbas me parametra zero.

Neroazzurët presin shitje të rëndësishme në janar dhe janë gati të shpenzojnë 10 milionë euro për transferimin e francezit.

Gjithsesi gara për t’i fituar shërbimet e tij nuk është aspak e lehtë, pasi pas reprezentuesit francez janë vënë edhe Arsenal, Bayern Munich, Roma dhe Chelsea. /Telegrafi/