Telegrafi

Ausilio: Icardi qëndron në Inter

Icardi (Getty Images)

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka siguruar tifozët se drejtuesit nuk e kanë ndërmend ta shesin Mauro Icardin.

Nerazzurrët duhet të mposhtin Lazion të dielën për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve, një objektiv disavjeçar i klubit italian.

Megjithatë, te Interi temë diskutimi janë bërë edhe thashethemet që kapiteni i tyre, Icardi, mund të largohet nëse klubi nuk përfundon në top katërshe, por këtë e ka mohuar Ausilio.

Lexo po ashtu Icardi: Nëse është mirë për ekipin të qëndroj, do të qëndroj - përndryshe largohem

“Mauro ka një kontratë trevjeçare me Interin”, ka thënë fillimisht Ausilio për Sky.

“Gjithmonë kam thënë se kjo situatë nuk do të ndryshojë për shkak të pozitës sonë në ligë”.

 Icardi është kapiteni dhe ylli kryesor i Interit (Getty Images)

“Dëshira jonë për të vazhduar me kapitenin tonë nuk ndalet asnjëherë”.

“Icardi qëndron, nuk kemi ndërmend ta shesim atë”.

Lexo po ashtu Crespo: Argjentina ka nevojë për Icardin, nuk ftohet sepse nuk e ka shok Messin

“Klauzola 110 milionë euro ekziston, por ka një afat dhe vlen vetëm për skuadrat e huaja”.

“Për sa kohë ekziston, ata mund të flasin me të, por jo me ne”, përfundoi drejtori sportiv i Interit. /Telegrafi/