Telegrafi

Ausilio: Icardi është i lumtur me Interin, nuk ka nevojë për klauzolë të re

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, është pyetur nga gazetarët se do i vendoset Mauro Icardit një klauzolë e re.

Italiani nuk ka mohuar asgjë, por aktualisht kjo nuk është duke u menduar seriozisht pasi argjentinasi është shumë i lumtur te klubi zikaltër dhe të ardhmen e shikon vetëm në Milano.

“Klauzola e madhe u vendos vitin a kaluar, por kur ka dëshirë për të qëndruar, klauzola është e kotë”.

“Icardi është shumë i lumtur që është pjesë e Interit dhe do të qëndrojë për shumë vite, edhe pa klauzolë”.

“Sa mund vlejë Icardi në tregun e sotëm? Një marrëveshje madhe, por ai ka kontratë të gjatë dhe Interi është duke e mbajtur fort. Nuk kemi nevojë t’i vendosim çmim”, ka thënë Ausilio. /Telegrafi/