Telegrafi

Aurora lanson klipin e këngës “Sonte”

Aurora në klipin e këngës "Sonte" (Foto: Screenshot/YouTube/ZzapnChriss Onrecords/Filmnation)

“Sonte” është titulli i këngës më të re, të cilën e ka publikuar Aurora Zeka dhe e ka shoqëruar me videoklip.

Duke qenë pjesë e labelit On Records, prapa kësaj lënge qëndrojnë producentët e njohur, ZzapnChriss.

Tekstin e ka shkruar reperi i këtij labeli, Ensar Elshani, i njohur me emrin artistik, Fuego.

Sa i përket anës vizuale është angazhuar produksioni Filmnation që e ka xhiruar videon muzikore.

Aurora është një prej hyrjeve të reja në labelin On Records, të cilit iu bashkëngjit në vitin e kaluar.

Megjithëse muzika i ka pëlqyer që në moshën e vogël, “Po du” ishte një prej këngëve të para profesionale që u publikua në verën e vitit 2018.

Kjo këngë u shoqërua me videoklip dhe ishte paralajmërim për depërtimin e një artisteje të re në skenën muzikore shqiptare. /Telegrafi/