Agjenti i Serge Aurier i ka përgënjeshtruar lajmet se ai është takuar me drejtuesit e Juventusit për transferimin e lojtarit të tij te Torino.
Flitej se Stephane Courbis, që është agjent i lojtarit nga Bregu i Fildishtë është takuar në Torino me Bianconerët.
“Juve për Aurierin? Absolutisht e pavërtetë”.
“Serge aktualisht është në pushime me familjen e tij”.
“Ka pasur kontakt me një klub italian, por që nuk është Juventusi”, ka thënë agjenti Courbis. /Telegrafi/