Serge Aurieri ndihet i lumtur te PSG, por e josh edhe interesimi i gjigantit katalunas.
Mbrojtësi problematik është duke kaluar ditë të vështira te kampioni francez, pasi edhe pse po luan si titullar, gjithmonë kryqëzohet nga tifozët pas një video të publikuar më parë, ku fyente skuadrën dhe bashkëlojtarët.
“E ardhmja ime është në Paris, unë ende kanë edhe tri vite të mbetura në kontratë”, ka thënë fillimisht Aurier për mediat franceze, përcjell Telegrafi.
“Por, është gjithmonë një kënaqësi të dini se klubet si Barcelona janë të interesuara për ju”, përfundoi mbrojtësi i kampionit francez.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit u përfol edhe për një mundësi kalimi të Aurier në Ligën Premier, te Arsenali apo Manchester Unitedi. /Telegrafi/