Telegrafi

Aurier i etur për t’u transferuar te Milani

Milani vazhdon negociatat me Tottenham Hotspur për mbrojtësin Serge Aurier, veçanërisht pasi Spurs nënshkruan me Matt Doherty nga Wolverhampton.

Marrëveshja prej 16.5 milionë për Doherty e njoftuar gjatë të shtunës, do të thotë se Aurier tani nuk është i nevojshëm më në Londër.

Sipas mediumit Daily Star, Aurier i ishte ofruar Wolverhamptonit në këmbim të Doherty, por reprezentuesi i Bregut të Fildishtë nuk pranoi.

Lexo po ashtu Tottenhami njofton Milanin me çmimin e mbrojtësit Aurier

Ai është i përqendruar tërësisht në lëvizjen e tij te Milani, megjithëse ka ende një distancë të konsiderueshme mes dy klubeve.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, çmimi i kërkuar i Tottenhamit mbetet 20 milionë euro, ndërsa Milani ofron pak më pak se 15 milionë euro.

Kuqezinjtë kanë prioritete tjera, konkretisht mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, Tiemoue Bakayoko i Chelseat dhe fantazisti i Real Madridit, Brahim Diaz. /Telegrafi/