Milani vazhdon negociatat me Tottenham Hotspur për mbrojtësin Serge Aurier, veçanërisht pasi Spurs nënshkruan me Matt Doherty nga Wolverhampton.
Marrëveshja prej 16.5 milionë për Doherty e njoftuar gjatë të shtunës, do të thotë se Aurier tani nuk është i nevojshëm më në Londër.
Sipas mediumit Daily Star, Aurier i ishte ofruar Wolverhamptonit në këmbim të Doherty, por reprezentuesi i Bregut të Fildishtë nuk pranoi.
Ai është i përqendruar tërësisht në lëvizjen e tij te Milani, megjithëse ka ende një distancë të konsiderueshme mes dy klubeve.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, çmimi i kërkuar i Tottenhamit mbetet 20 milionë euro, ndërsa Milani ofron pak më pak se 15 milionë euro.
Kuqezinjtë kanë prioritete tjera, konkretisht mesfushori i Brescias, Sandro Tonali, Tiemoue Bakayoko i Chelseat dhe fantazisti i Real Madridit, Brahim Diaz. /Telegrafi/