Mesfushori Aurelien Tchouameni është lojtar i ri i Real Madridit për gjashtë sezonet e ardhshme.
Los Blancos ka arritur marrëveshje me Monaco për transferimin e tij, i cili do të kushtojë rreth 100 milionë euro me bonuse.
Në fakt, tarifa fikse është 80 milionë euro dhe ai tashmë është lojtari i katërt më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit.
#WelcomeTchouaméni pic.twitter.com/QAxhUnSo7X
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 11, 2022
Ai vije pas Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Eden Hazard.
Si futbollist, çfarë mund t’i ofrojë Tchoaumeni skuadrës së Real Madridit? Ideja është që francezi të mbërrijnë për të zënë të njëjtin vend si Casemiro, pozita e lojtarit para mbrojtjes.
🙌 ¡Ganas de esto! 🙌#WelcomeTchouaméni pic.twitter.com/Xqumc0un5j
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 11, 2022
Një futbollist me aftësi të mëdha taktike, ka edhe teknikë të mirë dhe shpërndarje të topit.
Në Francë ka nga ata që e krahasojnë me Pogban, edhe pse duket se ka një sens më të madh të lojës, duke ditur të zgjedhë në çdo moment lëvizjen ideale për shokët e skuadrës.
💥 BOOM!
👉 @atchouameni#WelcomeTchouaméni pic.twitter.com/bGlk0P1XSH— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 11, 2022
Këtë sezon 2021/2022 ai luajti 50 ndeshje me Monacon dhe Kombëtaren e Francës, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë tre asistime. /Telegrafi/