“Më mbaj” është titulli i këngës më të re të Aurela Gaçes që është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur vet këngëtarja së bashku me Gent Myftarajn.
Tekstin e ka shkruar Endrit Mumajesi – Muma, ndërsa për orkestrimin, miksimin dhe masterizimin, është kujdesur po ashtu Myftaraj.
Producente e projektit është vet Aurela, ndërsa për xhirimin e videoklipit është angazhuar Max Production.
Kënga “Më mbaj” shënon fillimin e albumit të ri të këngëtares që pritet të sjellë edhe projekte tjera të pëlqyeshme. /Telegrafi/