Telegrafi

Aurela publikon këngën “Çupa nga Vlora” me një videoklip veror

(Foto: Instagram/aurelagaceofficial)

Aurela Gaçe e ka lansuar projektin e ri muzikor, të cilin e ka titulluar “Çupa nga Vlora”.

Kënga me ritme verore është shoqëruar me videoklip dhe është prodhim i vet këngëtares.

Enis Mulaj qëndron prapa këtij realizimi, të cilit ia ka bërë muzikën dhe orkestrimin.

Tekstin e ka shkruar Nexhip Seraj së bashku me Aurelën, derisa incizimin, miksimin dhe masterizimin e ka bërë Enis Mulaj.

Për anën vizuale është angazhuar Frame Production që e ka xhiruar videon muzikore. /Telegrafi/