Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.
Së fundmi, modelja publikoi për fansat e saj disa fotografi mjaft atraktive të realizuara gjatë pushimeve të fundit.
Ajo është fotografuar në bikini, e shtrirë në një jaht, teksa vë në pah linjat atraktive trupore.
Disa imazhe të tilla, Aurela i ndau me ndjekësit edhe pak ditë më parë, ku shfaqej mjaft provokuese dhe në top formë teksa pozonte në jaht.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj. /Telegrafi/