Aurela Hoxha vazhdon të shquhet si njëra ndër modelet më atraktive shqiptare.
Ajo është e ndjekur nga një numër i madh fansash në rrjetet sociale, me të cilët ndan fotografi nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, ajo po promovon linjën e bikinive të saj, ndërsa për ta bërë këtë ka zgjedhur një më mënyrë të çuditshme.
Aurela ka publikuar një video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet duke shëtitur rrugëve të qytetit vetëm në reçipeta të kuqe.
Ajo vë në pah linjat e saj atraktive, ndërsa bën për vete ndjekësit me pamjen e saj tërheqëse.
Këtë video, modelja e ka realizuar në një qytet bregdetar, teksa ka shfrytëzuar motin e ngrohtë për të bërë shëtitje.
Tash e sa vite ajo vazhdon të mbetet beqare, ndërsa nuk ka treguar nëse është ndonjë mashkull në jetën e saj. /Telegrafi/