Moti i nxehtë ka bërë që gjithnjë e më shumë fotografi me bikini të yjeve të njohura t’i shohim nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale.
Angazhimi në palestër dhe dietat janë pjesë e mënyrës së jetesës së shumë bukurosheve, të cilat kujdesen që trupi i tyre të jetë i dëshiruar.
Aurela Hoxha është një ndër bukuroshet që kujdeset që ndjekësit e saj të shumtë të shohin format e saja trupore.
Kohë pas kohe, ajo pozon me kostum larjeje dhe me veshje që vënë në pah linjat e saja.
Kështu ka vepruar edhe këto ditë duke pozuar me bikini, por edhe me veshje që e paraqesin mjaft joshëse. /Telegrafi/