Modelja Aurela Hoxha aktualisht është duke shijuar eksperiencën e kërcimit në spektaklin “Dance With Me”.
Së fundmi, ajo dhe partneri i saj aktori Mehdi Malkaj, vallëzuan një vals romantik nën tingujt e “Hurt” të këngëtares Christina Aquilera, teksa mahnitën publikun.
Fakti që i është përkushtuar vallëzimit, ka ndikuar që modelja e njohur të përkushtohet maksimalisht në palestër, që të mbajë trupin e saj në top formë.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet e veshur me bikini, teksa vë në pah linjat atraktive.
Këtë fotografi, ajo e ka realizuar në një jaht luksoz, ndërsa ka vërtetuar edhe njëherë se është një ndër modelet me fizikun më të shkëlqyer.
Hoxha tash e disa vite vazhdon të mbetet beqare, duke mos treguar nëse ndonjë mashkull ka arritur të hyjë në zemrën e bukuroshes shqiptare. /Telegrafi/