Ajo është ndër modelet shqiptare që njihet për jetën luksoze që bën në përgjithësi.
Bëhet fjalë për Aurela Hoxhën, e cila shpeshherë bëhet krye temë e faqeve rozë për shkak të përditshmërisë së saj.
Po ashtu, Hoxha ka qenë në një emision ku ka shpalosur të pathëna nga jeta dhe karriera e saj profesionale.
Në po të njëjtën paraqitje, duket se modelja ka shpenzuar mjaft para që të duket sa më atraktive.
Shqipe.closet në një postim në rrjetin social Instagram ka treguar se vetëm bluza unike e saj ka kushtuar 2.285 euro.
Vëmendje të madhe ka marrë veshja e saj, që i theksonte linjat e formësuara trupore, për të cilat pëlqehet mjaft shumë. /Telegrafi/