Telegrafi

Aurela Hoxha i reagon ndjekëses duke treguar arsyen se përse e mbajti të fshehtë shtatzëninë

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)

Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, rreth në muaj më parë u bë nënë për herë të parë.

Ajo dhe partneri i saj, një biznesmen spanjoll identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar akoma, mirëpritën një djalë.

Megjithatë, ylli shqiptar e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë deri në momentin kur edhe erdhi në jetë, Alaron.

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)

Së fundmi, ajo u ka dhënë fansave mundësi të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale e që njëherësh nuk i shpëtoi as pyetjeve për shtatzëninë.

“Pse e mbajte të fshehtë shtatzëninë?”, ka qenë një nga pyetjet e parashtruara nga një ndjekëse.

Lexo po ashtu Përmes fotografive të fundit, Aurela Hoxha konfirmon së është bërë nënë për herë të parë

“Të mos e publikosh në Instagram do të thotë ta mbash të fshehtë? Unë nuk e shoh kështu”, u përgjigj Hoxha.


Sidoqoftë, Aurela prej vitesh është zhvendosur në Barcelonë. /Telegrafi/