Modelja Aurela Hoxha është duke u përgatitur që së shpejti të sjellë në treg linjën e saj të bikinive.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Aurela ka publikuar një fotografi mjaft atraktive për fansat e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo shfaqet mjaft tërheqëse në një setër, ndërsa provokon me dekoltenë e hapur.
“Kur puna jote është pasioni yt”, ka shkruar modelja Hoxha në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta, përveç modelingut është marrë edhe me aktrim, ku do të jetë pjesë e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna 3” që do të jetë i gatshëm publikun në të ardhmen. /Telegrafi/