Të premten mbrëma në Milano është zhvilluar evenimenti ‘Boss & Vogue Italia’, ku kanë marrë pjesë personalitete të njohura botërore.
Në evenimentin e mbajtur në Hotel Viu ka marrë pjesë edhe bukuroshja shqiptare e shndërruar në sipërmarrëse, Aurela Hoxha.
Për këtë ngjarje, ajo kishte zgjedhur një fustan të kuq që ia vinte në pah linjat e figurës së saj trupore.
Pjesa e dekoltesë ishte mjafte hapur, si edhe hapja e poshtme ia ekspozonte gjithë këmbën.
Aurela ka publikuar video nga momenti i shkuarjes në ‘Boss & Vogue Italia’, por edhe nga çasti i pozimit para fotografëve. /Telegrafi/