Modelja e njohur, Aurela Hoxha, është një nga personazhet më të përfolur në mediat shqiptare.
Shpesh, shkas për këtë gjë bëhen fotografitë provokuese që ajo publikon në rrjetet sociale.
Disa të tilla, modelja e njohur i ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj të shumtë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Ajo ka pozuar vetëm në të brendshme, duke vënë në pah linjat e saj atraktive trupore.
“Përshëndetje vajza, unë jam këtu, unë kam ca dhurata për ju, së shpejti”, ka shkruar Hoxha në mbishkrimin e fotografisë.
Me këtë, ajo ka dashur të paralajmërojë se së shpejti do të nxjerrë në treg linjën e saj të re të të brendshmeve për femra.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për vijën e trupit.
Aurela ka vite që është pjesë e shobizit shqiptar, ndërsa asnjëherë nuk ka qenë e përfolur për jetën e saj private, duke mos treguar nëse është ndonjë mashkull në jetën e saj. /Telegrafi/