Site icon Telegrafi

Aurela Hoxha mahnit me imazhet në të brendshme, pak ditë pasi u bë nënë

Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, para pak ditësh u bë nënë për herë të parë.

Ajo mirëpriti një djalë teksa befasoi fansat pasi kishte arritur të mbajë çdo gjë private.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa imazhe atraktive në të brendshme të bardha.

Aurela Hoxha (Foto: Instagram)

Bukuroshja shqiptare vjen në top formë, gjersa duket se fotografitë janë realizuar para lindjes së foshnjës.

Lexo po ashtu Përmes fotografive të fundit, Aurela Hoxha konfirmon së është bërë nënë për herë të parë

Aurela mes tjerash nuk ka zbuluar identitetin e partnerit, pavarësisht se raportohet se është me prejardhje spanjolle.


E njëjta në anën tjetër tash e sa kohë është zhvendosur në Barcelonë për të jetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version