Modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha, është shfaqur mjaft atraktive.
Ajo është pjesë e emisionit “Dance with Me” ku shfaqet në mënyrë të përjavshme.
Kësaj radhe, ajo është shfaqur në veshje kombëtare pasi nesër është 105 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë.
“Sonte Shqipëria ime ka festë”, ka shkruar Aurela në postimin e saj në rrjetin social Instagram.
Ajo shfaqet tejet atraktive në fustan të kuq dhe elemente të zeza të shqiponjës.
Ndryshe, Aurela është një prej modeleve më të shtrenjta shqiptare në treg.
Ndërkaq, ajo është ende ‘single’ dhe pa të dashur. Më parë ka qenë e martuar. /Telegrafi/