Modelja nga Shqipëria, Aurela Hoxha, përkundër se ka bërë tërheqje këto kohë nga fusha e modelizmit, ajo po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale.
Biondja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz në Instagram, ka marrë vëmendje me postimin e fundit.
E njëjta ka shpërndarë disa fotografi të reja, në të cilat ka theksuar linjat trupore në një palë bikini të veçanta.
“Përshëndetje”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Modelja e njohur shfaqet me një palë bikini të cilat duket se përfshihen tek punimet me dorë.
Të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e fansat.
Aurela përndryshe prej vitesh është zhvendosur në Barcelonë, gjersa vitin e kaluar u bë nënë për herë të parë. /Telegrafi/